Malisheva mbështetet nga Qeveria me dy projekte ekonomike

Kosova

Malisheva mbështetet nga Qeveria me dy projekte ekonomike

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 14:04
Bajram Hasani dhe Ragip Begaj

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani sot ka vizituar Komunën e Malishevës, me ç’rast takoi kryetarin e komunës Ragip Begaj, dhe biseduan për klimën biznesore dhe për dy projekte në fushën e biznesit që do të realizohen shumë shpejt me mbështetjen e MTI-së.

Begaj tha se janë zotuar për dy projekte madhore, njëra prej tyre zona ekonomike dhe beson se Malisheva do të jetë e favorshme për biznese.

Ministri Hasani tha se prej sot Malisheva do t’i ketë dy projekte madhore, inkubatori për biznese dhe Zona Ekonomike. Këto projekte do të jetë mbi tre milionë euro.

“Edhe Malisheva dhe gjithë bizneset e Kosovës po presin lajme të mirë për mbështetjen e prodhimeve vendore”, tha ministri Hasani.

Kryetari Begaj ka thënë se shumë shpejt  do të fillojnë procedurat për shpronësim lidhur me këto projekte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat