Qytetarët tregojnë cili vend është armiku më i madh shqiptarëve, e cili më miqësor

Kosova

Qytetarët tregojnë cili vend është armiku më i madh shqiptarëve, e cili më miqësor

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 10:07
Pamje nga konferenca

(E plotësuar) - 83 përqind e qytetarëve kanë deklaruar se Serbia është një vend armik i Kosovës, kjo për shkak se nuk ka zbutje të qasjes ndaj Kosovës, kurse, 90 % kanë deklaruar se influenca serbe në Kosovë është e dëmshme. Kurse, për Shqipërinë, perceptimi i shumicës është pozitiv, por ka edhe të atillë që mendojnë se nuk është vend mik i Kosovës.

Kështu u tha në lansimin e rezultateve të barometrit kosovar të sigurisë nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Donika Emini duke prezantuar raportin, njoftoi se janë intervistuar 1125 qytetarë në tërë Kosovë, ku mosha e tyre ishte mbi 18 vjeç.

Ajo tha se në një shtet normal, politika e jashtme nuk do të duhej të ishte interes për qytetarët e Kosovës, por kjo po ndodhë për shkak se Kosova është shtet i ri, ku të gjitha përpjekjet janë të përqendruara në sigurimin e njohjeve për Kosovës, gjë që shumë shpesh ka ndikuar të jenë kuantitative dhe njohjet mos të jenë kualitative, pasi shumë shpesh nuk ka arrit t’i thellojë edhe më tej dhe t’i përkthej në marrëdhënie të mira me shtetet që e kanë njohur Kosovën.

Emini tha se në kapitullin e parë të raportit janë fokusuar në bashkëpunimin rajonal, ku perceptimi ndaj Shqipërisë është shumë pozitiv.

Emini: Perceptimi ndaj Shqipërisë mbetet pozitiv

“Perceptimi ndaj Shqipërisë mbetet pozitiv. Shqipëria nga të gjitha shtetet që janë trajtuar në anketë mbetet si partneri më i madh strategjik ndaj Kosovës. Këtu heqim sentimentin etnik, bashkëpunimin kulturor në mes Kosovës dhe Shqipërisë, por ka edhe një aspekt politik i cili qëndron mbrapa këtij perceptimi pozitiv dhe ajo është se shumë herë është parë si zëri i Kosovës. Ka edhe një përqindje që nuk është shumë e madhe që mendon se Shqipëri nuk është vend mik ndaj Kosovës, kjo kryesisht është valide për respodentët serb por edhe disa shqiptarë të cilët mendojnë se Shqipëria ka ndikuar që Kosova të defaktorizohet në aspektin rajonal”, tha ajo.

Sipas saj, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë tendencë me qenë neutral me drejtim nga pozitivja për shkak se të dy vendet janë distancuar nga politika e vjetër, duke njohur Kosovën.

Emini: Serbia është një vend armik i Kosovës

“Në rastin e Maqedonisë ka ngritje të përceptimit pozitiv për shkak të ndryshimit të qeverisë atje dhe marrëdhëniet jo aq të tensionuara ndëretnike në Maqedoni, siç kanë qenë më herët kanë ndikuar në këtë mendim pozitiv.......siç duket 83 % të qytetarëve kanë deklaruar se Serbia është një vend armik i Kosovës, kjo për shkak se nuk ka zbutje të qasjes ndaj Kosovës, kurse, 90 % kanë deklaruar se influenca serbe në Kosovë është e dëmshme”, tha ajo.

Ajo shtoi se besimi i qytetarëve mbetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa 45 % përëqind e qytetarëve kanë thënë se BE nuk është e gatshme ta pranojë Kosovën, siç kanë qenë edhe 45 % të tjerë që mendojnë se BE është e gatshme ta pranojë Kosovën.

Profesori Arben Avdullahu tha se 93 për qind e qytetarëve të Kosovës po del që janë për anëtarësim në BE, por do të duhej të dihet sa përqind e qytetarëve janë të gatshëm t’i plotësojnë kriteret që parashihen për anëtarësim në Unionin Evropian.

Avdullahu: Ajemi të gatshëm t’i plotësojmë kriteret

“Thuhet një prej pyetjeve a është BE e gatshme ta pranojë Kosovën ? Kjo për mua është mos ta quaj pyetje paradoksale, po BE po shihet edhe në strategjinë e fundit  dhe ata po thonë se po, ne jemi të gatshëm, vetëm ju plotësoni kriteret. Por me kthy topin kah ne dhe me mendu me thënë a jemi të gatshëm vërtet që t’i plotësojmë kriteret. Kriteret po shihen se janë tu fillu prej kësaj çka është në modë te ne, dialogu Prishtinë-Beograd siç e quajnë zyrtarisht (jo Kosovë-Serbi) dhe deri te çështjet e cilësisë së arsimit, të sistemit të edukimit deri te politikat e ndryshme sektoriale”, tha ai.

Kurse, Florian Qehaja u ndal te perceptimi i qytetarëve të Kosovës për Asociacionin e komunave serbe të Kosovës.

Qehaja: Qytetarët kanë dilema për asociacionin e komunave serbe

“Sa i përket Asociacionit, në bazë të asaj që ne kemi vlerësuar, shumica e qytetarëve të Kosovës në parim nuk janë kundër por e kanë një drojë se ky asociacion do të krijojë disfunksionalitet shtetëror, duke u bazuar në faktin që në të kaluarën komuniteti serb në veri të Kosovës ka përdorur bllokada fizike në dëm të komuniteteve tjera dhe dilema është se si të sigurohemi që zgjerimi i kompetencave për komunat serbe nuk do të përbënte vështirësi apo probleme për jetën e qytetarëve shumicë “, tha ai.

Drejtoresha e Inciativës së re sociale nga veriu i mitrovicës, Jovana Radosa tha se 50 % të qytetarëve të serbëve në Kosovë marrin paga nga Serbia dhe sistemi paralel serb në Kosovë, duke iu siguruar atyre një jetë më të mirë.

Rezultatet e barometrit kosovar të sigurisë (Drejtpërdrejt)

Në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën që ka për qëllim të shpalos rezultatet e barometrit kosovar të sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat