AGK: Vdekja e Agim Binakut është humbje e madhe për gazetarinë - Bota Sot
AGK: Vdekja e Agim Binakut është humbje e madhe për gazetarinë

Kosova

E premte, 25 maj 2018

AGK: Vdekja e Agim Binakut është humbje e madhe për gazetarinë

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 16:15
Agim Binaku

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës më pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e anëtarit të saj, gazetarit shumë vjeçar, Agim Binaku.

AGK thotë se vdekja e parakohshme e gazetarit Binaku është humbje e madhe për gjithë komunitetin e gazetarëve në Kosovë.

“Emri i tij si një profesionist do të kujtohet përgjithmonë në historinë e gazetarisë kosovare. AGK, ju shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Agim Binaku. Agim Binaku ishte zëvendësdrejtor i programit informativ të RTV 21 dhe redaktor përgjegjës i redaksisë së sportit të RTV 21 Që nga viti 1970 ka filluar gazetarinë sportive duke punuar në Radio Prishtina”, thuhet në komunikatën e AGK-së.

Agim Binaku la pas vetes veprimtari mjaftë të bujshme, i cili u nderua me një varg çmimesh dhe mirënjohjesh për punën ndër vite në fushën e gazetarisë sportive.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test