KDI: Komuna e Rahovecit më transparentja në regjionin e Prizrenit - Bota Sot
KDI: Komuna e Rahovecit më transparentja në regjionin e Prizrenit

Kosova

E enjte, 16 gusht 2018

KDI: Komuna e Rahovecit më transparentja në regjionin e Prizrenit

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 17:15
Rahovec

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) gjatë një konference për media ka publikuar “Transparometrin Komunal” si instrument i matjes dhe krahasimit të transparencës në gjashtë Komunat e regjionit të Prizrenit, ku përfshihen qytetet si Prizren, Suharekë, Rahovec, Malishevë, Dragash dhe Mamushë.

Naim Cahani, zyrtar i KDI-s, gjatë konferencës prezantoi metodologjinë ku tha se matja e transparencës së komunave është realizuar përmes një indeksi i cili përbëhet nga 44 indikatorë matës të transparencës komunale dhe është i bazuar në katër shtyllat e vlerësimit: transparenca në zyrën e kryetari/es, Kuvendin e Komunës, financat Komunale si dhe transparencën në konsultim me publikun. Secila nga katër shtyllat përmban gjithsej 11 indikatorë.

“Në bazë të gjeturave të këtij indeksi me 44 indikatorë në katër fushat bazike të qeverisjes lokale, të matur për periudhën janar-dhjetor 2017, del se Komuna e Rahovecit ka qenë Komuna me transparencën më të madhe nga gjatë Komunat e matura me 84.2 % të transparencës. Pastaj radhiten Komuna e Malishevës (77.4 % të transparencës), Komuna e Prizrenit (67.1% të transparencës), Komuna e Suharekës (65.7 % të transparencës), Komuna e Dragashit (62.9 % të transparencës) dhe Komuna e Mamushës me (27.8 % të transparencës.Gentian Kryeziu ka prezantuar të gjeturat tjera të transparencës Komunale. Sipas tij, Komuna e Rahovecit prinë me transparencë në shtyllën e Zyrës së Kryetarit/es,  ku nga 35 pikët e mundshme është vlerësuar më 31.3 pikë, ajo e Malishevës me 29.7 pikë , Komuna e Prizrenit me 20.0 pikë , Komuna e Suharekës me 18.7 pikë,  Komuna e Dragashit me 15.0 pikë si dhe Komuna e Mamushës me 4.3 pikë.  Gjit hashtu, edhe në shtyllën e financave Komunale, Komuna më transparente në këtë rrafsh është treguar ajo e Rahovecit, ku nga 35 pikët e mundshme, kjo komunë është vlerësuar më 32.3 pikë, e pasuar nga Komuna e Prizrenit me 27.7 pikë, pastaj Komuna e Dragashit me 26.7 pikë, Komuna e Malishevës me 25.0 pikë, Komuna e Suharekës me 20.0 pikë, si dhe Komuna e Mamushës me 9.3 pikë”, thuhet në komunikatë.

Në shtyllën e konsultimeve me publikun, Komuna e Malishevës shënoi pikët më të mëdha duke u renditur si komunë e parë nga gjashtë Komunat e targetuara në transparometrin Komunal. Nga 35 pikët e mundshme, kjo komunë është vlerësuar me 26.3 pikë, e pasuar nga Komuna e Rahovecit dhe Prizrenit me nga  23.3 pikë, Komuna e Suharekës me 21.3 pikë, Komuna e Dragashit me 18.3 pikë si dhe Komuna e Mamushës me 13.3 pikë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test