Nënkryetari Haliti takoi një grup gazetarësh ndërkombëtarë - Bota Sot
Nënkryetari Haliti takoi një grup gazetarësh ndërkombëtarë

Kosova

E mërkurë, 21 shkurt 2018

Nënkryetari Haliti takoi një grup gazetarësh ndërkombëtarë

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 19:18
Pamje nga takimi

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka takuar sot disa gazetarë ndërkombëtarë, të cilët nën patronatin e Shoqatës së Gazetarëve të huaj në Zvicër dhe Liechtenstein, APES (Association de la Presse Étrangère en Suisse et au Liechtenstein), me seli në Gjenevë, po qëndrojnë në Kosovë, për 10 vjetorin e pavarësisë.

Në takim u diskutua për gjendjen politike në Kosovë, të arriturat e saj dhe sfidat gjatë dhjetë viteve shtet i pavarur dhe sovran, për dialogun me Serbinë dhe proceset integruese, për Gjykatën Speciale dhe investimet e huaja etj.

Haliti shprehu qëndrimin se ndonëse Gjykata Speciale është e padrejtë, Kosova duhet të përballet me të për të vërtetuar pastërtinë e luftës çlirimtare.

Po ashtu, nënkryetari i Kuvendit i informoi gazetarët për punën e Kuvendit dhe miratimin e ligjeve sipas standarde evropiane, në funksion të lehtësimit të investimeve të huaja në vend, të cilat do të ndikonin në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe zbutjen e papunësisë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test