Bordi i KEK-ut pro rritjes së pagave, por nuk tregon se kur

Kosova

Bordi i KEK-ut pro rritjes së pagave, por nuk tregon se kur

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 18:54
Ilustrim

Bordi i drejtorëve siguron të gjithë punëtorët e KEK-ut se mirëqenia e përgjithshme e punëtorëve të saj është dhe do të jetë një ndër objektivat kryesore të Bordit, përkundër barrës që ka në gjendjen financiare të KEK-ut dhe situatën nëpër të cilën ka kaluar korporata.

Siç zyra për komunikim me media e KEK-ut, në lidhje me ngritjen e pagave, Bordi është shprehur se kjo rritje ka kosto dhe ndikon në gjendjen financiare të KEK-ut.  Megjithatë, është theksuar se rritje do të ketë. Mirëpo, për ta realizuar këtë, duhet pas racionalizim të shpenzimeve operative, gjithnjë pa cenuar mirëmbajtjen dhe investimet kapitale.

“Në këtë vijë, Bordi edhe një herë ka rikonfirmuar se në parim është për të quar proceset përpara. Si rrjedhojë, është kërkuar nga menaxhmenti rishikimi i planit aktual buxhetor dhe identifikimi i mundësive konkrete të racionalizimit. Për më tepër, Bordi është në pritje të Raportit Vjetor të performancës dhe raportit të auditimit të pavarur financiar për pasqyrat financiare në fundvit (2017) për një pasqyrë më të qartë financiare”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat