Ministri Ismaili tregon se në Klinikën e ORL’së është kryer me sukses operimi i tre fëmijëve - Bota Sot
Ministri Ismaili tregon se në Klinikën e ORL’së është kryer me sukses operimi i tre fëmijëve

Kosova

E hënë, 23 korrik 2018

Ministri Ismaili tregon se në Klinikën e ORL’së është kryer me sukses operimi i tre fëmijëve

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 19:15
Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka bërë të ditur se sot në klinikën e ORL-së, tre fëmijë kanë kaluar me sukses operimin për kthimin e dëgjimit.

Ismaili përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se operimi është kryer nga mjekët sllovenë si pjesë e marrëveshjes së Ministrisë së Shëndetësisë me SHSKUK-në dhe Klinikën e ORL-së.

Postimi i plotë i ministrit në Facebook: 

Fëmijët tanë meritojnë jetë normale!Rroni, Enesi dhe Venisi së shpejti do të kenë mundësi të komunikojnë pa probleme me prindërit dhe shokët e tyre, pasi që sot kanë kaluar me sukses operimin për kthimin e dëgjimit. Operimi është kryer nga mjekët sllovenë, si pjesë e marrëveshjes së Ministrisë së Shëndetësisë me SHSKUK-në dhe Klinikën e ORL-së. Gjatë kësaj jave kemi pasur 10 operacione të tilla me sukses të plotë. Në kuadër të bashkëpunimit tonë me vendet e zhvilluara, Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ???????? do të lidhë marrëveshje me Spitalin e Përgjithshëm të Sllovenisë, “Izola”, për të shtuar kuadrot dhe shërbimet profesionale. #24/7PërShëndetësinë (Shënim: Realizimi dhe publikimi i këtyre fotografive është bërë me lejen e prindërve)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test