Moti për fundjavë: Ja kur do të fillojë të bie borë

Kosova

Moti për fundjavë: Ja kur do të fillojë të bie borë

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 23:00
Ilustrim

Sipas Prishtina Weather, fundjava në vendin tonë do të jetë e ftohtë, më shi dhe borë. Nesër, e shtunë, do të mbajë mot i vranët dhe i ftohtë.

Nga mesdita pritet të fillojnë reshje shiu, që më pas do të shndërrohen në reshje bore, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë mbrëmjes.

Ndërkaq, të dielën, moti do të jetë i ftohtë, kryesisht i vranët, me reshje të dobëta bore. Deri në mbrëmje reshje pritet të pushojnë.

Të hënën moti po ashtu do të jetë i ftohtë, kryesisht me vranësira. Vende-vende rreth viseve malore mundësi për reshje të dobëta bore, shkruan lajmi.net.

Ditëve të fundjavës me kalimin e vorbullës ciklonike nga rajoni, sërish nuk do të mungojë qarkullimi i ajrit që do të mbajë vlerat ditore të AQI në mesatare dhe të mira, por, ditën e hënë, me mungesë të rrymimeve ajrore,? kohëpaskohe mund të rriten edhe në të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit do të zbresin rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore, me minimale që do të luhaten nga -4C deri në 0C, e ato maksimale nga 2C deri në 5C.

Era do të fryjë mesatarisht e fuqishme nga veriu-verilindja 4-10m/s, me hove deri në 13m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat