Festa e Pavarësisë po festohet ndryshe

Kosova

Festa e Pavarësisë po festohet ndryshe

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 15:57
Zip-line trip

Në kuadër të aktiviteteve të parapara me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot në ditën e tretë është organizuar Zip-line trip, ku morën pjesë disa nga aktorët e filmit “Shok”, i cili film ishte i nominuar për çmimin Oscar në vitin 2016.

Aktorët që e provuan këtë eksperiencë ishin Lum Veseli, Andi Bajgora nga filmi “Shok” dhe të tjerë nga Fakulteti i Arteve, dega Aktrim Donika Zeqiri, Florist Bajgora dhe Almir Suhodolli.

Aktorët u shprehën mjaft të kënaqur për këtë eksperiencë të re, duke e sprovuar veten edhe në këtë lloj sporti ekstrem.

Lum Veseli ka treguar për fobinë ndaj lartësisë, duke pohuar se sot e ka mposhtur atë.

“E kemi si traditë familjare frikën nga lartësia, sot e sfidova këtë fobi”.

Edhe ky organizim ishte ide nga ana e Ardian Arifajt dhe Adil Behramaj, anëtarë të këshillit organizativ të përvjetorit të pavarsisë, të cilët paralajmëruan shumë plane tjera në vazhdim, deri më datën 17 shkurt.

Përpos këtij aktiviteti, sot ka pasur edhe vrapim prej 50 kilometrash, nga Klina, në Gllogjan e deri në Koshare, organizuar nga Shoqata e Vrapimit, që ndryshe këtë vrap e kanë titulluar “Vrapimi i Pavarësisë”.

Sot shënohet edhe dita e tretë e aktiviteteve lidhur me festën e Pavarësisë, kanë mbetur edhe 7 ditë deri në finalizimin e të gjitha aktiviteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat