Parlamenti studentor kërcënon me protesta nëse nuk plotësohen kërkesat

Kosova

Parlamenti studentor kërcënon me protesta nëse nuk plotësohen kërkesat

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 12:57
Rektorati

Parlamenti  Studentor i  Universitetit të  Prishtinës “Hasan Prishtina” , duke  parë gjendjen aktuale në disa fakultete të UP-së, mungesën e hapësirave dhe kushteve tjera që nevojiten për të pasur cilësi,  kërkojnë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, që retoriken së duan cilësi në Universitetin e Prishtinës, ta kthejnë në praktikë.

“Vazhdimisht nga  ana e Ministrave të MASHT-it  janë shpallur vite të cilësisë e si duket edhe nga ministri aktual viti 2018 do të shpallet vit i cilësisë në arsim. Por kjo sikur edhe në të kaluarën edhe tani po del të jetë vetëm në mënyrë deklarative dhe aspak diçka serioze në këtë drejtim”, thuhet në reagimin e tyre.

Buxheti i ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për arsim, sipas Parlamentit Studentor, është një tregues i qartë se sa seriozisht e kanë qeveritarët, përkatësisht ministri i arsimit Shyqeri Bytyqi së duan ta ngrisin cilësinë në arsimin e lartë.

“Pra arsimi nuk është prioritet i tyre. Ne si Parlament Studentor vazhdimisht kemi pohuar  se  gjendja në arsimin e lartë nuk mund të ndryshohet nëse buxheti i destinuar për arsimin e lartë nuk rritet”, thuhet më tej aty.

Në këtë drejtim, Parlamenti Studentor kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit që të merren masa të menjëhershme për rritjen e investimeve në infrastrukturën e fakulteteve në Universitetin e Prishtinës; ndërtimin e Fakultetit të Shkencave Matematiko Natyrore (FSHMN); ndërtimin e Fakultetit Ekonomik, Juridik; pajisjen e fakulteteve më laboratorë të kërkimit shkencor; pajisjen e bibliotekave më literaturë në gjuhën shqipe, sigurimin e qasjes në platforma ndërkombëtare  online; bashkëpunimi shtet Universitet për ofrimin e mundësive të punësimit të studentëve  dhe garantimin e praktikës profesionale në institucione apo agjencione shtetërore ose private.

“MASHT në bashkëpunim me Universitetin duhet të krijojnë mundësi përmes ndërmjetësimit me agjenci të ndryshme shoqërore e private për sigurimin e praktikës profesionale për studentët me qellim të aftësimit të tyre për tregun e punës”, thuhet në reagim.

Ata kanë thënë se, nëse kërkesat nuk plotësohen, nuk i përjashtojnë edhe protestat në pranverë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat