Iowa e gatshme ta ndihmojë Kosovën në shumë fusha

Kosova

Iowa e gatshme ta ndihmojë Kosovën në shumë fusha

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 18:51
Ramush Haradinaj ka zhvilluar vizitë shtetërore në shtetin e Iowa-së.

Në ditën e fundit të qëndrimit në SHBA, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar vizitë shtetërore në shtetin e Iowa-së.

Haradinaj është pritur me nderime të larta nga garda e nderit dhe Guvernatorja, Kim Reynolds.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në takim u bisedua për forcimin e partneritetit në mes të Kosovës dhe Iowa-së, në shumë fusha me interes të përbashkët, në veçanti  ideja e shkëmbimit të studentëve, bashkëpunimi në mes mekanizmave  ekonomik, si dhe forcimi i mëtutjeshëm i aspekteve që lidhen me fushën e sigurisë.

Në një tjetër takim zyrtar, kryeministri Haradinaj është pritur nga Sekretari i Shtetit të Iowa-së, Paul D. Pate, të cilin e falënderoi për mikpritjen dhe gatishmërinë e shtetit të tij për ta ndihmuar Kosovën në projektet zhvillimore në shumë fusha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat