GIZ-i do ta ndihmojë Universitetin e Prishtinës në rritje të cilësisë

Kosova

GIZ-i do ta ndihmojë Universitetin e Prishtinës në rritje të cilësisë

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 16:55
Çeku ka thënë se kanë kërkuar bashkëpunim me GIZ-in gjerman në fushën e matematikës dhe të gjuhës

GIZ-i gjerman dhe Fakulteti i Edukimit në UP kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi për të ofruar ndihmë në arsim e në fokus të veçantë për testin PISA.

Boris Scharlowski, përfaqësues i projektit nga GIZ-i, tha se kjo marrëveshje është e rëndësishme dhe përmes saj pritet që të ndryshohet gjendja sa i përket rezultateve të testit PISA.

Scharlowski: PISA ka treguar se cilat janë hapat për të përmirësuar arsimin në Kosovë

“Në një formë publikimi i rezultateve të Pisa na kanë dhënë disa informacione se ku qëndrojmë, ku ngecim mbrapa, por në të njëjtën kohë na kanë treguar edhe drejtimin se cilat janë ata hapa të cilët duhet të ndërmerren për të përmirësuar situatën. Kuptohet që Pisa për rezultatet nuk është që japin rekomandime , por këto janë nxjerr nga rezultatet e Pisas nga analizat e ndryshme”.

Dekani i Fakultetit të Edukimit Ethem Çeku ka thënë se kanë kërkuar bashkëpunim me GIZ-in gjerman në fushën e matematikës dhe të gjuhës, sepse këtu ka ngecje. Ai thotë se kanë ndier përgjegjësi për të avancuar këto dy fusha dhe së bashku duhet të reflektojnë. 

Çeku: GIZ do të bëhet me zyrë në Fakultet të Edukimit

“Me GIZ-in kemi kërkuar sepse fusha e matematikës dhe e gjuhës nga rezultatet e PISA-s  na kanë dal jo të mira dhe kemi ndjerë përgjegjësi për  këto rezultate dhe duhet të reflektojmë. Punën që e ka bërë GIZ-i në fushën e matematikës dhe gjuhës, hulumtimet që i kanë bërë do të mundohem që t’i përvetësojmë në hulumtimet tona, t’i përvetësojmë në programet tona”, thotë Çeku. 

Rektori i UP-së Marjan Dema ka thënë se investimi më i mirë dhe me i lehtë është në arsim,  dhe  sipas tij ndryshimi është duke ndodhur dhe këtë janë duke e bërë së bashku.

Dema: Investimi më i miri dhe me i lehti është në arsim

“Investimi më i miri dhe me i lehti  është në arsim. Pikërsisht, Universiteti i Prishtinës si pishtar i gjitha ndryshimeve është duke e bërë këtë dhe unë jo rastësisht e them gjithmonë pa ndryshim të Universitetit të Prishtinës nuk ka ndryshim të Kosovës dhe ndryshimi është duke ndodhur , nuk është lehtë por ju jeni duke e bërë atë ndryshim të ndodh dhe atë ndryshim janë duke e bërë partnerët tanë dhe jo vetëm gjermanë por partnerët USAID-i amerikan, austriak dhe gjithë tjerët sepse jemi shumë të interesuar , shumë të përkushtuar në Universitet të Prishtinës”, tha Dema.

Drejtuesit e UP-së thanë se janë të përkushtuar dhe të  interesuar të bashkëpunojë me të gjithë organizatat dhe institucionet vendore dhe ndërkombëtare për ta ngritë cilësinë e arsimit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat