Deçan: Mësimdhenësit respektojnë SHASHK-un, nuk mbajnë orën e parë!

Kosova

Deçan: Mësimdhenësit respektojnë SHASHK-un, nuk mbajnë orën e parë!

Nga: Adem Lushaj Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 18:29
Ilustrim

Mësimdhenësit e shkollave të Deçanit, nuk kanë mbajtë mësim në orën e parë, kjo sipas kërkesës së Këshillit drejtues të SBASHK-ut!. Sipas njoftimeve të përfaqësuesve të kësaj Sindikate, mësimshenësit e të gjitha shkollave të komunës së Deçanit, në plotëni iu kamë përgjigjur ftesës për mos mbajtje të mësimit në oeën e çarë. Avdullah Lataj, kryesues i Këshillit të degës së SBASHK-ut për Deçan, ka thënë se sipas informacioneve nga tereni, përkatësisht nga kryetarët e Sindikatave të shkollave fillore dhe te mesme të komunës së Deçanit, kanë njoftuar se ora e parë e mësimit nuk është e mbajtur, duke respektuar ftesën për grevë. Lataj ka bërë të ditur se mësimdhenësit me kohë do njoftohen pëe çdo vendim që merret në nivel të Këshillit drejtues më nivel Kosove, i cili beson në reflektim pozitiv të MASHT-it, për plotësim të kushteve sipas kontratës dhe marrëveshjes të arritura në vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat