Deklarata befasuese e 9 vjeçares pasi u gjet nga policia

Kosova

Deklarata befasuese e 9 vjeçares pasi u gjet nga policia

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 12:22
Ilustrim

Pas dy ditëve kërkim nga Policia e Kosovës, është gjetur mbrëmë vajza 9-vjeçare, Joana Demiri e cila është gjetur tek motra e saj në banesë.

Zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës, për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj-Beqiri ka konfirmuar se vajza është gjetur mbrëmë në banesën e motrës së saj.

“Me datë 14.02.2018 pas një pune operativo-hetimore nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Gjakovë , e mitura e raportuar si e zhdukur me datë 12.02.2018 është gjetur. E njëjta është në gjendje të mirë shëndetësore dhe gjatë kësaj kohe kishte qenë në përkujdesje të motrës së saj të moshës madhore e cila jeton në një banesë po ashtu në Gjakovë”, ka thënë Podrimaj-Beqiri

Policia ka bërë të ditur se vajza 9-vjeçare ka deklaruar se dëshiron të jetojë me motrën e saj të madhe.

“E mitura me kërkesën e saj në prezencën e mbrojtësit të viktimave ka shprehur dëshirën që të vazhdoj të jetoj me motrën e saj. Rasti është duke u hetuar nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit”, ka thënë Beqiri.

Fillimisht babai i 9-vjeçares, Ram Demiri e kishte denoncuar rastin në polici teksa kishte hedhur dyshimet tek vajza e tij e moshës madhore që sipas tij merret me prostitucion dhe me substanca narkotike.

“Çika e madhe më ka hup para 5-6 muajve, J.D është 21 vjeç u hi në rrugë pa rrugë, u hi në rrugë të mbrapshta. E kam lajmëruar sa herë në polici kanë thanë nuk mundemi me hap rast për to. Po përdor drogë, po merret me prostitucion me tona të këqijat që janë. Janë bo 5-6 muaj që unë nuk ja kam pa fytyrën”, kishte thënë Demiri më herët për express.

“Çiken e kam dërguar deri te shkolla ja kom ble kiflen, afër furrës së shkollës edhe i kam thanë shko në shkollë. Unë jam kthyer e çika pa hy në derë të shkollës e ka marrë ajo [vajza e tij e madhe] dhe e ka futë në veturë”, kishte thënë Demiri.

11:50 Joana Demiri, vajza 9-vjeçare që ishte zhdukur tri ditë më parë është gjetur mbrëmë nga Policia e Kosovës.

Zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës, për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj-Beqiri ka konfirmuar për Insajderin se vajza është gjetur mbrëmë.

“Me datë 14.02.2018 pas një pune operativo-hetimore nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Gjakovë , e mitura e raportuar si e zhdukur me datë 12.02.2018 është gjetur. E njëjta është në gjendje të mirë shëndetësore dhe gjatë kësaj kohe kishte qenë në përkujdesje të motrës së saj të moshës madhore”, ka thënë Podrimaj.

Fillimisht babai i 9-vjeçares, Ram Demiri e kishte denoncuar rastin në polici teksa kishte hedhur dyshimet tek vajza e tij e moshës madhore që sipas tij merret me prostitucion.

“Çika e madhe më ka hup para 5-6 muajve, J.D është 21 vjeç u hi në rrugë pa rrugë, u hi në rrugë të mbrapshta. E kam lajmëruar sa herë në polici kanë thanë nuk mundemi me hap rast për to. Po përdor drogë, po merret me prostitucion me tona të këqijat që janë. Janë bo 5-6 muaj që unë nuk ja kam pa fytyrën”, kishte thënë Demiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat