SKV: UP në 48 vjetorin e themelimit, i korruptuar dhe i pazhvilluar

Kosova

SKV: UP në 48 vjetorin e themelimit, i korruptuar dhe i pazhvilluar

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 12:37
Aktiviteti i SKV

Lëvizja Studentore për Barazi “STUDIM, KRITIKË, VEPRIM” përmes një aktiviteti simbolik shënoi përvjetorin e 48 të Universitetit të Prishtinës.

Qëllimi i këtij aktiviteti kishte për rëndësi shpërfaqjen e gjendjes së rrënuar aktuale të Universitetit dhe arsimit në përgjithësi, në mosplanifikimin e tij me ekonominë dhe punësimin.

“Pas afër 30 viteve, të rinjtë, studentët apo të dalit nga Universiteti u bënë kërcënimi më i madh ndaj regjimit okupator, të cilët në mënyrë aktive përmes protestave e demonstratave dhe luftës çlirimtare arritën çlirimin e vendit tonë, sot Republikën e Kosovës. Mirëpo Republika e Kosovës sot është në gjendje të rëndë sikurse edhe vet Universiteti. Në përvjetorët e të dyjave këto, ne shënojmë një Republikë dhe një Universitet të korruptuar dhe të pazhvilluar me pasojë papunësinë”, kanë thënë drejtuesit e kësaj Lëvizje studentore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat