Aksioni për pastrim, sot në Han të Elezit

Kosova

Aksioni për pastrim, sot në Han të Elezit

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 13:44
Aksioni për pastrim në Han të Elezit

Ministria e Mjedisit bashkë më organizatën “Ta Pastrojmë Kosovën” kanë hequr mbeturina sot në vendin ku është vendosur pllaka përkujtimore “Eksodi 99”.

Në aksionin e pastrimit ka marr pjesë edhe ministrja Albena Reshitaj, e cila  tha se ky aktivitet po bëhet për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe se do të vazhdojnë me aktivitete të tilla edhe në vende tjera.

 “Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si prioritet e ka ndryshimin e pamjes së Republikës së Kosovës””, tha Reshitaj.

 Edhe kryetari i organizatës “Ta Pastrojmë Kosovën”  Luan Hasanaj, ka premtuar projekte të kësaj natyre, duke synuar për një vend të pastër dhe duke e cilësuar punën e tillë si një fushatë pastrimi, por që do zgjasë gjatë tërë vitit.

Edhe kryetari i Komunës së Hani të Elezit, Rufki Suma,  ka kërkuar nga institucionet e Kosovës financimin e projekteve që mundësojnë pastrimin e vendit.

“Ky është një aksion simbolik, kërkojmë nga qytetarët të vetëdijësohen për ta ruajtur vendin”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat