QKU: Kirurgët plastik heqin tumorin në fytyrë me dimension mbi 30 centimetra

Kosova

QKU: Kirurgët plastik heqin tumorin në fytyrë me dimension mbi 30 centimetra

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 13:51
Sipas një njoftimi nga QKU operacioni ka zgjatur mbi 5 orë, ku pacientit i është bërë largimi kirurgjik i masës se madhe tumorale në tërësi.

Në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është bërë për herë të parë një operacion specifik, ku pacientit C.B (82 vjeç) i është bërë heqja e tumorit me dimension 30 x 20 centimetra.

Sipas një njoftimi nga QKU operacioni ka zgjatur mbi 5 orë,  ku pacientit i është bërë largimi kirurgjik i masës se madhe tumorale në tërësi,  në mënyrë radikale,  ku për shkak të zbulimit të strukturave vitale anatomike te kokës dhe qafës është bërë mbulimi me muskulin e madh të gjoksit të anës së majtë të kombinuar me graft (transplant) të lirë lëkuror, nga vetë pacienti.  

“Është bërë rregullimi i këndit të majtë të gojës me shtrënguese të lirë të marrë nga dora e djathtë ( PL). Pacienti një natë ka qëndruar në mjekimin intensiv, mbikëqyrur nga stafi  shëndetësor i mjekimit intensiv qendror”, thuhet në njoftim.

Sipas QKU-së gjendja momentale e pacientit është e mirë dhe stabile, ai ndodhet në Klinikën e Kirurgjisë Plastike  dhe pritet që gjatë ditëve në vijim të lëshohet për në shtëpi.

QKU po ashtu njofton për përbërjen e ekipi  mjekësor që është udhëhequr nga Dr. Ylber Zenjullahu, dr. Shkelqim Dërguti, mbështetur nga ekipi i anestezionit me dr. Mentor Alimusa,dr. Ingerta  Sahiti- Krasniqi dhe  stafi i specializantëve  dhe anestezisteve dhe instrumentareve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat