Rrëfimi interesant i Hana Bajrami-Rexhepit për Pavarësinë e Kosovës

Kosova

Rrëfimi interesant i Hana Bajrami-Rexhepit për Pavarësinë e Kosovës

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 20:08
Hana Bajrami-Rexhepi

Vetëm 20 vjeçare por Hana Bajrami-Rexhepi ishte pjesë e zyrës së një ekipi udhëheqësish institucionalë që do të bënin historinë.

Ajo ishte zyrtare e protokollit në zyrën e kryeministrit dhe datën e pavarësisë së Kosovës – 17 shkurtin – e kishte ditur shumë më herët.

“Shumë veta më pyesnin (për datën), unë e kam ditur me katër shkurt”, ka thënë ajo në Info Magazine.

“Në një takim me zëvendësshefin e UNFMIK-ut ai na pati thënë se më vjen keq që nuk do të mund të jem me ju, por iu uroj që me datën 17 shkurt të kaloni sa më mirë”.

“Nuk i kam treguar askujt, as vëllait tim binjak nuk i kam treguar. Isha vetëm 20 vjeçare, por arrita ta mbaja sekret”.

Ajo ka folur edhe për momentin e nënshkrimit të deklaratës së pavarësisë në Kuvendin e Kosovës.

“Për shkak se letra ishte papirus, tepër e ndjeshme,  deklarata e pavarësisë duhej të nënshkruhej nga i njëjti laps me të cilin ishte shkruar deklarata”.

“Më kujtohet se presidenti Sejdiu e nxori lapsin vet nga xhepi dhe deshi ta nënshkruajë, por unë i thash ‘më fal, por me këtë laps nuk bën’. Të gjithë donin ta nënshkruanin me lapsin e tyre dhe ta kishin kujtim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat