Lajmëtarja Pavarësia po i bën 10 vjet

Kosova

Lajmëtarja Pavarësia po i bën 10 vjet

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 15 shkurt 2018 Në ora: 21:09
Pavarësia Sopa

Një vajzë bukuroshe më flokët  kaçurrele, që ngjitet fshatit të saj për të arritur deri të shkolla, mbi supet e saj mban një histori të terë. Pavarësia Sopa, ishte fëmija i parë që lindi vetëm pak qaste pasi Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran.

 Më 17 shkurt të vitit 2008, familja Sopa nga Komuna e Lipjanit, kishin gëzim të dyfishtë. Ishin shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe ardhja në jetë e vajzës së tyre të parë, të cilën e pagëzuan me emrin Pavarësia. Dy gëzimet në një ditë të kësaj familjeje. Që nga ajo ditë kjo familje emrin Pavarësia e ka të përhershëm në shtëpi dhe normalisht se sa herë ky emër shqiptohet, mendja shkon tek vendi jonë Kosova, që aq shumë vuajti deri në ditën madhështore të saj 17 shkurtin.  

Image
Pavarësia Sopa

Një dekade me shtetin e Kosovës

Pavarësia e ka arritur një dekadë jetë. Ajo është nxënëse e shkëlqyer e klasës së 4-rt në Shkollën Fillore “Hasan Zyko Kamberi” në fshatin Sllovi. Ajo krenohet që ka lindur me emrin, i cili ka domethënie të dyfishtë dhe thotë se ka lindur me emër që i ishte vënë pa asnjë mëdyshje.  

Mua nuk ma ka lënë askush emrin, unë kam lindur me emër, dhe gëzohem shumë për ketë dhe për vendim tim që ka shpallur Pavarësinë pikërisht ditën e lindjes sime” tregon ajo.

Duke e përshkruar se si vajza bukuroshe më emrin pavarësia e kalon ditën në shkollën e saj, që aq shumë e do dhe më familjen, që po ashtu krenohet shumë na tregon edhe më shumë gjera për veten dhe ëndrrat që ajo i ka për të ardhmen.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat