Ansambli i Forcave Ajrore të SHBA-ve përformoi në 10-vjetorin e pavarësisë

Kosova

Ansambli i Forcave Ajrore të SHBA-ve përformoi në 10-vjetorin e pavarësisë

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 21:58
?Ansambli i Forcave Ajrore të SHBA-ve përformoi në 10-vjetorin e pavarësisë

Ansambli i Forcave Ajrore të SHBA-ve për Evropë (USAFE), sonte në Sheshin “Nëna Terezë”, ka interpretuar me rastin e festimeve të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Kemi nderin që na është dhënë e mundësia për të interpretuar në këtë ngjarje të veçantë”, ka thënë nënkoloneli Don Schofield, komandant i Ansamblit USAFE, i cili ka shoqëruar muzikantët.

“Interpretimet si ky krijojnë mundësi për ndërtimin e marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Kosovës, duke forcuar mirëkuptimin dhe vlerësimin kulturor të ndërsjellë përmes angazhimeve popull-me-popull, partneriteteve, dhe miqësive”, shtoi ai.

Ambasada amerikane ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Kosovë, ansambli poashtu do të vizitojë trupat e SHBA-ve dhe të koalicionit në kuadër të Forcës së Kosovës, i njohur si KFOR, që është një forcë ndërkombëtare paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO, e që gjendet në Kosovë që nga viti 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat