KGjK nuk e miratoi kërkesën për dorëheqjen e Nikolla Kabashiq

Kosova

KGjK nuk e miratoi kërkesën për dorëheqjen e Nikolla Kabashiq

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 16:22
Pamje nga takimi

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (“KGJK”), në takim e mbajtur sot, shqyrtoi kërkesën e pranimit të dorëheqjes nga pozita e kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq, drejtuar kryesuesit dhe KGJK-së përmes postës elektronike me datën 14 shkurt 2018.

Kryesuesi dhe KGJK, që nga data 14 shkurt 2018 kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me kryetarin Kabashiq, gjyqtarët dhe stafin mbështetës të Gjykatës Themelore të Mitrovicës me qëllim të gjetjes së një zgjidhje sa më të përshtatshme dhe që është në interes për funksionimin e Gjykatës në Mitrovicë.

Po të njëjtën ditë dhe në vazhdimësi, KGJK ka pranuar me shkrim dhe në forma tjera kërkesa nga gjyqtarët, stafi mbështetës dhe partnerët e sistemit gjyqësor që theksojnë, se kërkesa për dorëheqje e kryetarit Kabashiq duhet të trajtohet me kujdes dhe e njëjta të mos pranohet si e tillë.

Angazhimi dhe rezultatet e arritura në këtë Gjykatë, sidomos pas zgjedhjes se gjyqtarit Kabaši? në pozitën e kryetarit janë për t’u vlerësuar.  Prandaj, bazuar në gjithë këtë dhe me qëllimin më të mirë që Gjykata Themelore e Mitrovicës të vazhdojë funksionimin, Këshilli nuk e aprovoi dorëheqjen e kryetarit Kabashiq, dhe kërkon nga ai që të njëjtën ta ri-shqyrtoj.

KGJK, mbetet e përkushtuar që bashkërisht me kryetarin, gjyqtarët dhe punonjësit mbështetës të punojmë për përmirësimin e kushteve të punës dhe funksionalizimin e plotë të gjyqësorit me qëllim që të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim, t’u mundësohet qasje në drejtësi dhe sundim të rendit dhe ligjit.

Shpresojmë se kryetari Kabaši? do t’i merr në konsideratë kërkesat e kolegëve, të KGJK-së, të partnerëve të gjyqësorit dhe interesin e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat