Ministri Tahiri priti shefen e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova

Kosova

Ministri Tahiri priti shefen e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 18:04
Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Gjatë takimit, Ministri Tahiri fillimisht njoftoi ambasadoren Apostolova me zhvillime të rëndësishme legjislative lidhur me Agjendën e Reformave Evropiane.

Ministri Tahiri gjithashtu shprehu përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për të avancuar reformën legjislative dhe institucionale dhe për të zhvilluar bashkëpunimin me Zyrën e BE-së që synon forcimin e sundimit të ligjit dhe sistemit të drejtësisë në përgjithësi.

Ministri Tahiri e njoftoi ambasadoren Apostolova për përgatitjet që janë duke u bërë në procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit në Kosovë.

Gjithashtu, Ministri Tahiri e falënderoi Zyrën e BE-së për mbështetjen në hartimin e Kodit Civil të Kosovës, duke theksuar se ky Kod Civil është prioritet i mandatit të tij dhe është një nga projektet më të rëndësishme legjislative në vend.

Nga ana e saj, ambasadorja Apostolova e njoftoi Ministrin Tahiri për pritjet e BE-së që rrjedhin nga Strategjia e BE-së për Zgjerim në Ballkanin Perëndimor lidhur me sektorin e sundimit të ligjit. Ajo gjithashtu rikonfirmoi mbështetjen e BE-së për perspektivën evropiane të Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e përpjekjeve për koordinim me të gjitha institucionet e drejtësisë për të avancuar sa më shumë fushën e sundimit të ligjit në përputhje me agjendën evropiane.

Ambasadorja Apostolova shprehu gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar në zbatimin e agjendës legjislative dhe reformën institucionale veçmas asaj që lidhet me Strategjinë e BE-së për Zgjerim në Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat