Veseli për demarkacionin: Do ta kalojmë edhe këtë sfidë

Kosova

Veseli për demarkacionin: Do ta kalojmë edhe këtë sfidë

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 18:10
Veseli ka takuar ndihmës administratorin e USAID-it për Evropë dhe Evroazi, Brock Bierman

(E plotesuar) - Kryeparlamentari Kadri Veseli, duke komentuar mbledhjen e thirrur të kryesisë, ka thënë se e kanë obligim ta hapin perspektiven e Kosovës, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm.

Veseli i bëri këto komente pas takimit me Ndihmës Administratorin e USAID-it për Evropë dhe Evroazi, Brock Bierman, ku u tha se taksapaguesit amerikan i kanë paguar 900 milionë dollarë kontribute për shtetin tonë të pavarur dhe sovran.

Veseli në emër të gjithë popullit të Kosovës ka falënderuar të gjithë taksapaguesit amerikan.

Veseli: Taksapaguesit amerikan kontribuuan për Kosovën me 900 milionë dollarë

“900 milionë dollarë taksapaguesit amerikan i kanë paguar kontribute për shtetin tonë të pavarur dhe sovran, duke e ndihmuar Kosovën në ngritjen e kapaciteteve të veta institucionale, sektorin privat, mediat, shoqërinë civile, me një fjalë duke ndihmuar Kosovën në të gjitha anët....vetëm të iu lajmëroj se e kam autorizuar administratën do ta kemi mbledhjen e kryesisë në ora 18:00, ju e dini pse, ne e kemi për obligim ta hapim perspektiven e Kosovës, qytetarët e Kosovës me lëviz lirshëm, jemi vonuar pak por do ta kalojmë edhe këtë sfidë, po pjekemi si shoqëri dhe institucione“, tha Veseli.

Ndihmës Administratorin e USAID-it për Evropë dhe Evroazi, Brock Bierman tha se është që të përforcohen raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bierman: T’i forcojmë raportet Kosovë-ShBA

“Është kënaqësi që jam këtu dhe po marrë pjesë në festimin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës por jam këtu gjithashtu që të përforcojmë raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të iu urojë për shumë punë që janë bërë që nga vizita ime e fundit”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka uruar Veselin për transparencën që ka sjellë në Kuvendin e Kosovës.

***

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar ndihmës administratorin e USAID-it për Evropë dhe Evroazi, Brock Bierman

Veseli tha se  900 milionë dollar të taksapaguesve amerikanë që  kanë pagur për shtetin duke falënderuar për ndihmat që populli amerikan po jep për Kosovën.

Veseli pas takimit me mysafirin amerikan tha se ka autorizuar mbledhjen e Kryesisë e që sipas tij është obligim i institucioneve të vendit që qytetarët të lëvizin lirshëm.

Ndihmës Administratori i USAID-it për Evropë dhe Evroazi, tha është kënaqsi e veçantë që po  marr pjesë në festimin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës e që sipas tij janë këtu që përforcojnë raportin që kanë mes Kosovës dhe SHBA-të.

Ai tha se nga vizita e tij e fundit që ka bërë në Kosovë dhe tash ka parë shumë ndryshime të jashtëzakonshme në prishtinë. Sipas tij Prishtina është  bërë një qytet modern.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat