Nehat Hyseni: Përvjetorët e ardhshëm t’i kremtojmë të bashkuar kombëtarisht

Kosova

Nehat Hyseni: Përvjetorët e ardhshëm t’i kremtojmë të bashkuar kombëtarisht

Nga: Bota sot Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 20:55
Nehat Hyseni

Opinionisti Nehat Hyseni ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës, me rastin e përvjetorit të dhjetë të pavarësisë.

Ai përmes një shkrimi të dërguar në redaksinë e gazetës “Bota sot”, ka uruar që përvjetorët dhe jubitetë tjerë të Pavarësisë t’i festojmë me arritje e suksese të tjera dhe fitore të demokracisë dhe realizimit të plotë të sovranitetit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Më poshtë urimi i tij i plotë:

Urime Dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Të gjithë shqiptarve kudo që janë, e në veçanti atyre në Kosovë, i urojmë nga zemra Gëzuar Dhjetëvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe u dëshirojmë paqe, prosperitet, zhvillim të gjithëmbarshëm shoqëror, ekonomik, politik, kulturor, etj dhe demokraci e mirëqenie për të gjithë.

Urojmë që përvjetorët dhe jubitetë tjerë të Pavarësisë t’i festojmë me arritje e suksese të tjera dhe fitore të demokracisë dhe realizimit të plotë të sovranitetit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, duke ju bashkëngjitur familjes së kombeve dhe shteteve të përparuara e demokratike.

Gjithashtu, urojmë që përvjetorët e ardhshëm t’i kremtojmë të bashkuar kombëtarisht dhe të integruar në mënyrë të mirëfilltë dhe me dinjitet në të gjitha rrjedhat dhe integrimet demokratike europiane dhe euro-atlantike në botë.

Gëzuar!

Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët, kudo që janë!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës, Pavarësinë dhe Sovranitetin territorial të saj!

Zoti e bekoftë SHBA-në dhe të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë!

Kryetari i SHQLPK,

Mr. Nehat Hyseni

Në Prishtinë,

Më 16 shkurt 2018/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat