Finlanda dhuroi “pakon e amësisë“ për fëmijën e parë të 17 shkurtit 2018

Kosova

Finlanda dhuroi “pakon e amësisë“ për fëmijën e parë të 17 shkurtit 2018

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 09:54
Fëmija i parë i cili ka lindur sot më 17 shkurt, është e gjinisë femërore, ndërsa në jetë e ka sjellur një nënë nga Lipjani.

(E plotësuar) - Në orët e hershme të mëngjesit të ditës e cila shënon dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës lindi vajza me emrin Renea Kazhani, e cila nga ambasada finlandeze mori si dhuratë “Pakon e Amësisë“.

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall ka deklaruar se ndihet shumë krenare që në këtë dhjetë vjetor të pavarësisë së Kosovës ndodhet në Klinikën e Gjinekologjisë për të takuar fëmijën që lindi në këtë ditë, për të cilën ka ndarë pakon e amësisë.

Me këtë rast ambasadorja Stjernvall në emër të popullit të Finlandës ka uruar  popullin e Kosovës për 10 vjetorin e pavarësisë.

Stjernvall: Dhuratat jonë për këtë festë është kjo kuti për foshnje

“Ne menduam se cila është dhurata jonë dhe me këtë rast kemi zgjedhur një kuti të foshnjave finlandeze për t’i dhuruar Reneas, një kuti që i jepet çdo nëne që lind në Finland, pa marrë parasysh a është fëmiu i parë, dytë a tretë çdo nënë e merr atë kuti nga Qeveria e Finlandës dhe kjo qysh nga vitet e 40-ta. Iu uroj 10 vjetorin e pavarësisë nga gjithë populli i Finlandës dhe jemi shumë të kënaqur që jemi këtu” u shpreh ajo.

Kurse, zëvendësministri i Shëndetësisë, Granit Abdullahu u shpreh se Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar që t’i përmirësojw kushtet si për stafin mjekësor, ashtu edhe për nënat dhe të posalindurit.

Avdullahu: Jemi të përkushtuar t’i përmirësojmë kushtet

“Kosova ka popullatën me moshë mesatare më të re në të gjithë Evropën, prandaj edhe numrat e natalitetit janë të kënaqshëm. Ne si Ministri e Shëndetësisë bazuar në këto fakte jemi të përkushtuar në mënyrë të vazhdueshme që t’i përmirësojmë kushtet për stafin mjekësor, për nënat dhe të posalindurit në mënyrë që të vegjëlit tanë të kenë një jetë sa më të mirë”, tha ai .

Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci ka deklaruar se populli i Finlandës përveç në të kaluarën por vazhdon ta ndihmojë Kosovën edhe në të ardhmen.

Gojnovci: Populli i Finlandës po e ndihmon Kosovën edhe në të ardhmen

“Populli i Finlandës përveç që ka ndihmuar Kosovën në të kaluar, ndihmon edhe të ardhmen”, ka deklaruar Gojnovci.

Ndryshe, Alltëne Vuniçi është nëna e cila e solli në jetë vajzën, Renea Kazhani e cila ka ardhur në jetë sot në ora 03:40 dhe peshonte 3.350 kilogram.

"Pakoja e amësisë" apo "kutia e foshnjës finlandeze" është një kuti e njohur në tërë botën me gjëra të nevojshme për vitin e parë të lindjes së fëmijëve, e cila jepet falas nga qeveria finlandeze për të gjitha foshnjat që lindin në Finlandë. Finlanda është shteti nga ku nis historia e pakos së amësisë. Qysh në vitet 40-ta u prezantuan versionet e para të saj. Në fillim kutia për foshnje ishte një mjet për të mbështetur familjet e varfra dhe për të siguruar që nënat ishin të përfshira në sistemin kombëtar të kujdesit shëndetësor.

Lind fëmija i parë në 10-vjetorin e pavarësisë 

Në QKUK, ka ardhur në jetë fëmija i parë i 10-vjetorit të pavarësisë.

Fëmija i parë i cili ka lindur sot më 17 shkurt, është e gjinisë femërore, ndërsa në jetë e ka sjellur një nënë nga Lipjani.

E sapolindura Renea, është vizituar edhe nga Ambasadorja e Finlandës në Kosovë.

Kujtojmë që edhe fëmija i parë më 17.02.2008, ishte vajzë dhe prindërit kishin vendosur ta quanin Pavarësia, ajo tani ka mbushur 10 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat