Mijëra qytetarë në pritje të Ritës

Kosova

Mijëra qytetarë në pritje të Ritës

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 20:55
Prishtina

Koncerti i paralajmëruar për nder të Pavarësisë së Kosovës, ka filluar sonte në orën 20:00 në Sheshin “Nëna Terezë”, me një këngë premierë dedikuar Kosovës, këngë kjo e realizuar nga një grup këngëtarësh kosovarë, e cila u shfaq në ekranet e vendosura në shesh.

Performanca e parë për sonte do të jetë nga këngëtari Ledri Vula, prej orës 21:00, për të vazhduar me Rita Orën.

Vlen të përmendet se sonte ka një publik masiv, të cilët po presin performancën e Ritës.     

Ashtu siç është paraparë, këngëtarja Rita Ora do të performojë sonte prej orës 22:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat