Ndryshon koha e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Japonisë

Kosova

Ndryshon koha e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Japonisë

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 17:22
Qeveria Haradinaj

Marrëveshja mes Kosovës dhe Japonisë, e paraparë të nënshkruhet në orën 18:00, do të nënshkruhet pas pak minutave, në orën 17:00, në Hotelin “Emerald”.

Kështu kanë njoftuar ministria e Punëve të Jashtme, e cila ka theksuar se për shkak të agjendës së ngjeshur të 10 vjetorit të Pavarësisë, kjo marrëveshje do nënshkruhet një orë përpara.

Kjo marrëveshje do nënshkruhet nga zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli dhe njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme së bashku me zv ministrin parlamentar të Punëve të Jashtme të Japonisë, Manabu Horii dhe ka për qëllim dhënien e grantit shtetëror të Japonisë për Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat