Pacolli takon delegacione të shumta shtetërore që po marrin pjesë në shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë

Kosova

Pacolli takon delegacione të shumta shtetërore që po marrin pjesë në shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 17:43
Behgjet Pacolli, ka pritur delegacione të shumta shtetërore, që përfaqësojnë shtetet e tyre në shënimin e jubileut të dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur delegacione të shumta shtetërore, që përfaqësojnë shtetet e tyre në shënimin e jubileut të dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kryediplomati kosovar vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit ka takuar delegacionet shtetërore nga Ishujt Marshall, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bangladeshit dhe Guinea Bissaut, ndërkohë që në orët e pasdites do të takojë edhe disa të tjera. 

“Sot zhvillova takime të shumta me delegacione të nivelit të lartë nga shtete të ndryshme të botës, që po marrin pjesë në shënimin e dhjetë vjetorit të pavarësisë. E nisa me një takim shumë miqësor me Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Ishujve Marshall, Senatorin Maynard Alfred, në cilësinë e Përfaqësuesit personal të Presidentes së këtij shteti.  Vazhdova me delegacionin e Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili drejtohej nga Ndihmës Ministri i Jashtëm, Jaqoub Alhosani. Pastaj atë me Ministrin e Shtetit të Bangladeshit, Shahriar Alam si dhe me Shefin e Kabinetit të Presidentit të Guinea Bisseau, që përfaqësonte delegacionin nga ky shtet”, ka deklaruar Ministri i Jashtëm Pacolli.

“Është ndjenjë dhe emocion i veçantë, që në këto momente gëzimi dhe krenarie kombëtare të kemi përkrah miqtë tanë nga e gjithë bota në Kosovë”, është shprehur, tutje ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat