Mbi 1 milion euro grant nga Japonia për shëndetësinë në Kosovë

Kosova

Mbi 1 milion euro grant nga Japonia për shëndetësinë në Kosovë

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 19:08
Nenshkrimi i marreveshjes ndermjet dy shteteve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, dhe zëvendësministri parlamentar i Punëve të Jashtme i Japonisë, Manabu Horii, kanë nënshkruar sot Marrëveshje të Bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve respektive.

Marrëveshja, që u nënshkrua sot në Prishtinë, dhe ku ishte i pranishëm edhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka për qëllim dhënien e grantit shtetëror të Japonisë për Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, ka bërë të ditur MPJ, nëpërmjet një njoftimi.

Ministria e Shëndetësisë ka arritur të sigurojë një grant prej 1.1 milion euro për të investuar në modernizimin e aparaturave nëpër spitalet e Kosovës.

“1.1 milion euro grant nga Qeveria e Japonisë për shëndetësinë kosovare. Ky grant shumë i rëndësishëm, do të përdoret për furnizim me aparaturë moderne për spitalet tona”, ka bërë të ditur ministri Ismaili, nëpërmjet llogarisë së tij zyrtare në Facebook.

“Në javët në vijim do të nënshkruajmë edhe marrëveshje të tjera, të cilat do të ndikojnë direkt në përmirësimin e sektorit tonë shëndetësor. Faleminderit Japoni”, ka shkruar Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat