E hëna në Kosovë: Haradinaj takon përfaqësuesin e Macronit

Kosova

E hëna në Kosovë: Haradinaj takon përfaqësuesin e Macronit

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 22:53
Bruno Questel

Çfarë do të ndodhë më 18 shkurt në Kosovë?

Institucionet publike do të pushojnë të hënën, për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, teksa ditën do ta karakterizojnë pak ngjarje.

Në orën 10, pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare Pan Europa-Kosova do të zhvillojnë një vizitë në Katedralen “Shën Tereza”.

Një orë më pas, kryeministri Ramush Haradinaj do të presë në takim Bruno Questel, përfaqësues zyrtar i presidentit të Francës, Emmanuel Macron. 

Në mesditë, Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë konferencë për media, në selinë e saj. Nuk është bërë e ditur arsyeja e mbajtjes së saj.

Në orën 15, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do ta presë në takim ndihmës-administratorin e USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Brock Bierman. 

Ndërkaq, në orën 16:45, Kryeministri Haradinaj do ta presë në takim senatorin amerikan Ron Johnson. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat