Të gjitha rrugët janë të kalueshme në Malishevë

Kosova

Të gjitha rrugët janë të kalueshme në Malishevë

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 12:03
Ilustrim

Edhe përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës në dy ditë e fundit të gjitha rrugët në Komunën e Malishevës, janë të kalueshme dhe nuk ka probleme, përfshirë edhe rrugët në fshatrat e thella malore.

Rrugët në zonat malore janë inspektuar mbrëmë dhe sot nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është takuar edhe banorët e këtyre zonave.

Sipas Berishë “rrugët janë të kalueshme, përfshi edhe zonat e thella malore, sidomos në fshatrat që shtrihen në Malet e Berishës, ku kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, dje pasdite, mbrëmë dhe gjatë paradites së sotme, në vazhdimësi ka bërë pastrimin e rrugëve nga bora”.

Gjatë vizitës së sotme në fshatrat Berishë dhe Fshat i Ri, dy nga fshatrat më të thella, Berisha, është takuar edhe banorët, të cilët janë shprehur të kënaqur me mirëmbajtjen e rrugëve, pasi në asnjë rast nuk janë bllokuar nga bora, edhe pse temperaturat janë të ulëta në këto fshatra dhe reshjet e borës janë më të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat