Studentët protestojnë për licencimin para Ministrisë së Shëndetësisë

Kosova

Studentët protestojnë për licencimin para Ministrisë së Shëndetësisë

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 12:10
Biokimia

(E plotësuar) - Disa studentë të drejtimi bio-kimiko- fiziologjik në Departamentin e Biologjisë në Universitetin e Prishtinës kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë duke kërkuar licencimin e tyre.

Përfaqësuesi i studentëve të bio-kimiko-fiziologji, Hasim Avdijaj tha se arsyeja e kësaj proteste është se Ministria e Shëndetësisë nuk i licencon ata edhe pse kanë vendim të nënshkruar nga qeveria e atëhershme në vitin 2009.

Sipas tij nga Ministria e Shëndetësisë iu është kërkuar të kryejnë module shtesë, kurse Rektorati i Universitetit të Prishtinës kanë thënë se nuk është e nevojshme për module shtesë.

Avdijaj: Askush nuk na përgjigjet

“Na kemi dalë këtu me protestuar, bordi për licencim thotë se duhet me krye module shtese sepse nuk janë të mjaftueshme, na jemi pajtuar edhe me module, por këta nuk po e organizojnë. Kemi bë kërkesë ne në Rektorat për module shtesë,  ka bërë edhe bordi për module shtesë i kanë refuzua iu kanë thënë se që nuk ka nevojë për module shtesë edhe çështja ka mbetur në mes Rektoratit dhe ministrisë. Askush nuk përgjigjet”, tha ai.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se nëse Ministria e Shëndetësisë nuk e zgjidh problemin e tyre ata do të vazhdojnë me protesta.

Kurse, studenti Ramiz Kozhani ka thënë se Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit i kanë lënë në rrugë pa zgjidhje studentët e drejtimi bio-kimiko- fiziologjik.

Sipas tij vendimi i marr për ta në vitin 2009 nga Kuvendi i Kosovës është duke u zbatuar një anshëm.

Kozhani: Kemi mbetur në rrugë pa zgjidhje

“Qëllimi kryesor i kësaj proteste është me ia bërë me dije ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit se na kanë lënë në rrugë nuk po na bëjnë zgjidhje veç po na largojnë prej vëmendjes shkoni në Rektorat, shkoni në Ministri dhe kemi mbetur pa zgjidhje...është një vendim i marr në Kuvend të Kosovës vendimi zbatohet një anshëm, katërvjeçarët dhe masterat njihen si punonjës shëndetësor kurse neve na thonë nuk keni të drejtë të punoni si punonjës shëndetësor”, tha ai.

Ai tha se studentët e këtij drejtimi janë të gatshëm t’iu nënshtrohen edhe moduleve shtesë vetëm që ta marrin licencën nga Ministria e Shëndetësisë.

Lidhur me këtë çështje, Ministria e Shëndetësisë përmes një shkrese tha se një komision për licencim të biokimistëve dhe laborantëve ka shqyrtuar përmbajtjen e plan-programeve të studimeve dhe ka vlerësuar se të njëjtit “nuk kanë lëndë-module klinike të nevojshme për t’u trajtuar si profesionistë shëndetësorë dhe për t’u licencuar”.

“Ministria e Shëndetësisë këtë çështje do t’ia adresojë Ministrisë së Arsimit e cila do ta ngrisë çështjen në nivel të qeverisë për formimin e komisionit përfundimtar multi-disiplinor që do ta përcaktojë modulin shtesë të lëndëve klinike pas përfundimit të së cilës Ministria e Shëndetësisë do t’i trajtojë dhe licencojë në cilësinë e profesionistëve shëndetësorë”, thuhej në komunikatën e Ministrisë së  Shëndetësisë.

Studentët e Biokimisë kërkojnë licencimin nga ana e Ministrisë

Studentët e Biokimisë e kanë protestuar sot para Ministrisë së Shëndetësisë, për shkak të mos licencimit nga ana e kësaj Ministrie.

Hasim Avdijaj organizator i protestës, ka bërë të ditur se arsyeja pse kanë dal të protestojnë  është se Ministria e Shëndetësisë nuk i ka licencuar edhe pse kanë vendim prej Qeverisë qysh në  vitin 2009.

"Na kena dal këtu me protestu bordi për licencim në takimet me ta thotë se duhet me kry module shtesë se nuk janë të mjaftueshme, na jemi pajtuar edhe me module por nuk po i organizojmë, kemi bërë kërkesë në rektorat për module shtesë por na kanë refuzuar duke thënë se nuk janë të nevojshme modulet shtesë , çështja ka mbetur në mes të Rekoratit dhe Ministrisë", tha ai.

Sipas tij me çdo kusht po tentojnë që ata t’i drejtojnë drejt universiteteve private.

Avdijaj tha po ashtu se si pasojë e këtij mos licencimi ata nuk po kanë mundësi as që të punësohen. Ndërsa tani studentët që po protestojnë janë duke pritur që të takohen me ministrin  e Shëndetësisë, Uran Ismajli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat