Haradinaj: Hyrja e Kosovës në NATO do të kontribuonte për paqe në rajon

Kosova

Haradinaj: Hyrja e Kosovës në NATO do të kontribuonte për paqe në rajon

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 18:09
Carl Bildt dhe Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj, deklaroi sot se Kosova po përshpejton procesin e përmbushjes së Agjendës së Reformës Evropiane dhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me qëllim të përafrimit me BE-në, me synimin që deri në fund të vitit të marr statusin e vendit kandidat për anëtarësim në familjen evropiane.

Ai gjatë një takimi me ish-kryeministrin suedez dhe bashkëkryesuesin e Këshillit Evropian për Marrëdhënie Ndërkombëtare (ECFR), Carl Bildt, ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, proceset integruese euro-atlantike për Kosovën dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Haradinaj tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe në OKB është i rëndësishëm dhe do të kontribuonte në paqe dhe stabilitet jo vetëm për Kosovën, por edhe për tërë rajonin.  

Ndërsa, ish-kryeministri suedez  Carl Bildt uroi kryeministrin Haradinaj dhe popullin e Kosovës për shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë dhe të arriturat brenda këtyre viteve.

Ish-kryeministri suedez u interesua për zhvillime të ndryshme në Kosovë dhe në rajon.     

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat