Presidenti Thaçi dekoroi publicistin Migjen Kelmendi

Kosova

Presidenti Thaçi dekoroi publicistin Migjen Kelmendi

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 19:10
Hashim Thaçi, ka dekoruar publicistin Migjen Kelmendi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar publicistin Migjen Kelmendi, për kontributin e tij gjatë periudhës më të rëndësishme të vendit tonë.

“Është kënaqësi e veçantë që si President i Kosovës, të ndaj këtë medalje presidenciale për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, publicistit, intelektualit, shkrimtarit, dhe kontribuuesit të madh për kauzën kombëtare në momentet më të rëndësishme që ka kaluar Kosova, për të nderuarin, Migjen Kelmendi”, deklaroi presidenti Thaçi.

Ndërsa, Migjen Kelmendi ka thane se këtë dekoratë e sheh si mirënjohje e një pune të madhe që është bërë nga ekipi që ai e ka udhëhequr gjatë raportimit të dramës, nëpër të cilën ka kaluar Kosova në vitet 1997-1999.

“Po dua me kuptuar edhe si një përkrahje nga ana juaj ndaj shtypit të lirë, si gazeta ‘Java’ dhe Televizioni Rrokum, ku u krijuan hapësira me debatuar për këtë shtet, që tash po e feston dhjetëvjetorin e parë”, deklaroi Kelmendi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat