Kuvendi sërish sqaron incidentin me gazetarin Osmani

Kosova

Kuvendi sërish sqaron incidentin me gazetarin Osmani

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 16:47
Taulant Osmani

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit Ismet Krasniqi ka pranuar me shqetësim raportimet lidhur me incidentin e djeshëm midis personelit të policisë brenda hapësirave të Kuvendit dhe gazetarit Taulant Osmani.

“Njëkohësisht, shpreh keqardhjen për incidentin, i cili siç vërtetohet edhe nga pretendimet e palëve, ishte krejt spontan dhe i pamotivuar, por për ne gjithsesi i palakmueshëm. Si i tillë, shpresojmë të jetë i fundit”, thuhet në një komunikatë për media lëshuar nga zyra për media e Kuvendit.

 Kuvendi i Kosovës konsiderohet një prej institucioneve më të hapura dhe transparente në Kosovë, duke u ofruar gazetarëve qasje gjithherë në rritje për të raportuar lidhur me zhvillimet dhe aktivitetet brenda institucionit. 

 “Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, që nga fillimi në shumë raste ka tejkaluar Rregulloren për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit, për të krijuar hapësirë të mjaftueshme për mediat dhe për të lehtësuar punën e tyre brenda hapësirave të Kuvendit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Kuvendi,

Gjithashtu, thuhet në komunikatë, administrata e Kuvendit është e përkushtuar në bashkëpunimin e ngushtë me të gjitha mediat në Kosovë, në funksion të informimit të publikut dhe të interesit të përgjithshëm. 

Taulant Osmani, gazetar i Kallxo.com dje ishte larguar nga korridori që gjendet para zyrës së kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli derisa ky i fundit kishte takime me liderë të partive politike lidhur me votimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat