Acari polar nga fundjava sjellë ditët e akullta dhe reshje bore

Kosova

Acari polar nga fundjava sjellë ditët e akullta dhe reshje bore

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 17:56
Ilustrim

23.02.2018 - Gjatë ditëve të fundit të muajit shkurt, acari polar nga Siberia do të filloj të shtrihet mbi kontinentin Europian dhe mbi rajonin tonë, duke sjellur një valë të të ftohtit, në ditët e fundit të dimrit meteorologjik. Përderisa në pjesët e tjera të kontinentit acari nuk do të përcjellet me shumë reshje bore, vorbulla ciklonike nga Mesdheu do të kalojnë nga jugu i rajonit që mbi vendin tonë do të sjellin kushte për reshje më të qëndrueshme bore.
24.02 - Mot i ftohtë, kryesisht i vranët. Vende-vende me riga lokale shiu, e në mbrëmje mundësi edhe për reshje të dobëta bore
25.02-27.02 - Mot shumë i ftohtë, e nga pasdita e së dieles deri të martën me reshje bore.
28.02 - Mot shumë i ftohtë, me vransira dhe intervale me diell.

Nën kushtet e një moti dinamik që pritet gjatë fundjavës, vlerat ditore të indeksit AQI do të luhaten kryesisht në vlera mesatare dhe të mira, edhepse kohëpaskohe mund të rriten edhe në të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit, nga dita e diel do të zbresin nën 0C në të dy vlerat ekstremet, që ndryshe në termat meteorologjik njihen edhe si ditë të akullta. Minimalet do të zbresin nga -5C deri në -11C, e ato maksimale nga 4C, të shtunën, deri në -4, në fillim të javës.
Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 2-9m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale, e në fillim të javës do të zbres edhe nën këto vlera.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat