Beqiri: Më së paku LDK-ja është fajtore për këtë zhagitje

Kosova

Beqiri: Më së paku LDK-ja është fajtore për këtë zhagitje

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 22:50
Ismet Beqiri

Beqiri thotë se LDK-ja nuk e dinte që në Projektligj është futur Raporti i Bulliqit Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, tha se ky subjekt nuk ka qenë në dijeni që në Projektligj për ratifikimi të demarkacionit është futur edhe neni që i referohet Raportit të Shpejtim Bulliqit 

“Nuk është problemi i pozicionimit kundër Raportit të Bulliqit. Por një raport i tillë i futur në projektligj është kontradiktor me atë që ne po dëshirojmë me miratu…

Problemi është këtu, raporti e konteston në shumë pika vijën kufitare, që ka cenim të integritetit territorial, që ka falsifikim të dokumenteve, që humbet territor, ju lutem si mund të futet një raport i tillë”, tha Beqiri, duke shtuar se LDK-ja ka propozuar që ky nenë të riformulohet. Ai tha se LDK-ja është më së paku fajtore për zhagitjet që po bëhen për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat