Haradinaj: S’do të dështojmë në obligimin ndaj mësimdhënësve

Kosova

Haradinaj: S’do të dështojmë në obligimin ndaj mësimdhënësve

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 10:34
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se mësimdhënësit kanë mbajtur arsimin në vitet e 90-ta kur askush s’do kishte mundur dhe do ta shpërblejnë në vazhdimësi, me funksionin e vet të krenarisë sonë.

Kështu ka thënë Haradinaj në kongresin e 7-të të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ku është paraqitur raporti i punës në mes dy kongreseve dhe paraqitja e raportit  financiar 2014-2018.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ishte sot i pranishëm në Kongres, falënderoi të gjithë ata që kanë arritur ta mbajnë arsimin në ato vite, duke i inkurajuar brezat e rinj për të qenë mirënjohës për kontributin e dhënë në vitet e 90-ta.

Haradinaj: Shkollat institucioni pasqyrë për nivelin e popullit

“Për ta kuptuar një popull se sa mirë i ka punët,  shko vizitoje shkollën, në shkollë mirret vesh kush është ai popull, edhe me çfarë parametrash vepron. Ne e kemi ditë se sa është me rëndësi shkolla, në të gjitha kohrat, dëshmia më e mirë se jemi një popull vërtetë i sukseshëm, është fakti se kemi mbajtë shkollë në vitet e 90-ta, në kushte që askush tjetër s’do kishte mundur. Për këtë arsye falënderimi i parë iu shkon juve të gjithëve që keni mbërri ta mbani arsimin në vite, në ato vite  të presionit e të mohimit të gjithanshëm.... “Statusin e punëtorëve të arsimit të viteve 90-ta, e kemi obligim,  në mos tjetër, moral , do ta zbatojmë, do të vjen dita së shpejti ku do ta zbatojmë... Në kemi mbajtur arsim, në vitet e 90-ta kur askush s’do kishte mundur, do ta shpërblejmë pra në vazhdimësi, me funksionin e vet, të krenarisë sonë, asnjëherë s’do të dështojmë në këtë obligim" , tha ai.

Ai po ashtu ka thënë se është detyrë e jona t’i aftësojmë fëmijët tanë dhe statusin e punëtorëve të viteve të ’90-ta .

Haradinaj ka përmendur edhe testin PISA, për të cilin thotë se dikur e ka treguar rezultatin e një punë të suksesshme dhe për të cilin  shpreson se do të kemi një rezultat më të mirë në të ardhmen.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka folur për fokusin të cilin duhet ta kenë delegatët për vitet e ardhshme, duke i orientuar ata për të folur sa më pak për të kaluarën dhe duke ngritur sytë kah e ardhmja.

Jasharaj: Ia kemi borxh kohës dhe atdheut

“Delegate dhe delegatë të kongresit, ju lus që sot më pak të flasim për arritjet në këto 4 vite, por të kontribojmë për të vënë themelet e angazhimeve për të ardhmen. SBASHK-u që nga themelimi, para 26 viteve u angazhua më tërë mundësitë në dy fronte, në njërën anë bëmë realizimin dhe mbrojtjen e kërkesave e punëtorëve të arsimit të Kosovës, e në anën tjetër duke dhënë kontribut të lartë në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë. Këtë ia kemi borxh kohës dhe atdheut dhe prandaj në këto dy fronte do të vazhdojmë së vepruari bashkë në SBASHK”, tha ai.

Avni Ajdini, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përmes fjalimit të tij, ka bërë një shëtitje nëpër kohë, duke e shpalosur edhe historinë e mësimdhënësve në kohë okupimi dhe duke e cilësuar popullin shqiptar si popull stoik.

Ajdini: Arsimi në Kosovë ka shënuar përparim të dukshëm

“Ne sindikalistët jemi sot së bashku, ashtu siç kemi qenë në të kaluarën. Në vitet e 90-ta ishim së bashku dhe sot arsimi ka filluar  një punë të mbarë, një ecuri përpara. Dua të them se arsimi sot në Kosovë ka shënuar përparim të dukshëm, pavarësisht vështirësive me të cilat është duke u ballafaquar në Kosovë. Në vitin 1909, arsimi ka kaluar nëpër një proces të madh të ndryshëm, përveç përjashtimit të mijërave shqiptarëve nga vendet e tyre të punës, dëbimit të nxënësve dhe studentëve nga objekti shkollorë gjatë viteve 90-ta, ishte goditje e rëndë e cila iu dha Kosovës atyre viteve. Gjendja e tensionuar politike e kësaj periudhe e ka dëmtuar rëndë cilësinë e arsimit. Kontesti politik ka pasur ndikim të madh në arsim dhe në vlerat e përgjithshme të arsimit në vendin tonë, mirëpo edhe në këtë periudhë sistemi arsimor i Kosovës qëndroi stoikisht”, tha ai.

Duke potencuar se mësimdhënësit janë shtylla e diturisë në kohërat e vështira, ai ua ka rikujtuar të pranishmëve se janë dëshmitarë të këtij kontributi, i dhënë në kohë të vështirë dhe pa çmim.

Më tej, kryetari Jasharaj, ka ndarë mirënjohje për veprimtarët më të njohur në këtë fushë. Mirënjohja Honoris Causa “Fehmi Agani”, u  dha për : Mediha Grabci, Ali Shabanaj, Zenel Zeka dhe për Agim Hysenin, i cili njëkohësisht u zgjodh edhe Kryetar Nderi, nga SBASHK. Me këto mirënjohje Jasharaj, ka treguar vlerësimin e tij ndaj atyre që kontribuan për arsim.

Të pranishëm në këtë kongres ishin edhe përfaqësuesit e sindikatave nga Shqipëria, Holanda, Sllovenia, Kroacia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina, të cilët kanë shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin e vazhdueshëm me SBASHK-un, duke sjellë dhurata simbolike nga larg në shënjë falënderimi.

***

Statusi i punëtorëve të arsimit për punën e bërë gjatë viteve të 90-ta do t’i njihet shumë shpejt atyre që kanë kontribuar në këtë periudhë. Kështu tha sot kryeministri Ramush Haradinaj gjatë fjalës së tij në kongresin e 7-të zgjedhor të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës(SBAShK).

Ai kërkoi nga sindikalistët që të aftësojnë fëmijët në mënyrën më të mirë të mundshme dhe se gjendja e një populli varet shumë nga niveli i shkollimit.

“Për ta kuptuar një popull se sa mirë i ka punt shko vizitoja shkollën. Sot ekonomia ka marrë një drejtim dhe kërkon fuqi punëtore, kërkon njerëz të kualifikuar dhe njëkohësisht vendet janë të detyruara që t’i përshtaten kërkesave të ekonomisë. Do të jetë vështirë për ne. Ju lus që ta ndjejmë këtë peshë është detyrë e jona që t’i aftësojmë fëmijët tonë”, tha Haradinaj.

“Ne kemi misone, i kemi 10 vite shtet. Janë misione që jemi sfidu qoftë nga mungesa e përvojës por jemi të vendosur që me ec përpara ashtu siç kemi qenë në vitet e 90-ta dhe statusin e punëtorëve të viteve të 90-ta do ta zbatojmë do të vije dita që shumë shpejt do ta kemi”.

Ndërsa kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj falenderoi të pranishmit për punën e bërë dhe i luti ata që të punojnë më shumë e të flasin më pak.

Avni Ajdini, kryetar i BSKPK-së lavdëroi punën e sindikalistëve para dhe gjatë luftës. Ai tha se puna e të gjithëve duhet të vlerësohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat