Pas përplasjeve, Haradinaj ka disa fjalë për Pacollin

Kosova

Pas përplasjeve, Haradinaj ka disa fjalë për Pacollin

Nga: A.M. Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 13:19
Behgjet Pacolli dhe Ramush Haradinaj

Ditë më parë, në kuvendin e Kosovës kishte një përplasje verbale ndërmjet zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli dhe ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj, lidhur me ndërtimin e trasesë së autostradës Prishtinë – Gjilan

Por në mëngjesin e sotëm, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacollin.

Postimi i plotë:

Mëngjesin e sotëm, me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacollin, zhvilluam një takim përmbajtësor pune. Është kënaqësi të kesh bashkëpunëtor energjik, me të cilin ndajmë vizionin e përbashkët që mos të ndalemi përballë sfidave dhe të punojmë për mirëqenien e qytetarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat