Haradinaj në Samitin e Londrës prezanton mbi 30 projekte

Kosova

Haradinaj në Samitin e Londrës prezanton mbi 30 projekte

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 12:47
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar sot për në Britani të Madhe, ku do të marrë pjesë në Samitin e Londrës, organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Kryeministri Haradinaj në këtë Samit do të prezantoj mbi 30 projekte nga Komuna të ndryshme të Kosovës, por edhe projekte rajonale në vlerë rreth 600 milionë euro.

Përveç kësaj, Kryeministri Haradinaj do të zhvilloj takime bilaterale me përfaqësues të lartë britanik, për të cilat opinioni do të njoftohet me kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat