Ministri Lekaj njofton qytetarët për gjendjen e rrugëve, ka edhe një porosi!

Kosova

Ministri Lekaj njofton qytetarët për gjendjen e rrugëve, ka edhe një porosi!

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 16:57
Ilustrim

Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta janë kthyer sërish në gjithë vendin në Kosovë.

Pas kësaj, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar të gjithë qytetarët se deri tani gjendja e rrugëve magjistrale dhe autostradave është nën kontroll dhe se janë ta kalueshme.

Gjithashtu Lekaj ka porositur gjithë qytetarët që të kenë kujdes për ngricat sidomos gjatë orëve të vona të natës, kur temperaturat janë në minus.

Ky është postimi i plotë:

Rajonin e ka përfshirë një mot me borë dhe temperatura të ulta, nga kjo pashmangshëm është përfshirë edhe Kosova. Deri tani gjendja është në kontroll, rrugët magjistrale dhe autostradat janë të kalueshme. Rrini me vëmendje për ngrica sidomos gjatë natës ku temperatura do të jetë minus.

Kompanitë e mirëmbajtjes nën mbikqyrjen e menaxherëve tonë rajonal janë në detyrë. Rrugët që i takojnë Ministrisë së Infrastrukturës do të kenë vëmendjen e shtuar, por kjo nuk nënkupton që nuk jemi të gatshëm t’iu dalim në ndihmë edhe Komunave në rrugët e tyre nëse kjo do të jetë e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat