Reshjet e shiut shembin urën e një fshati të Malishevës

Kosova

Reshjet e shiut shembin urën e një fshati të Malishevës

Më: 4 mars 2018 Në ora: 10:46
Ilustrim

Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në shumë qytete të Kosovës. Por në disa fshatëra ka pasur edhe dëme të tjera.

Në fshatin Balincë të komunës së Malishevës, që lidhet me magjistralen Prishtinë-Pejë, është shembur një mur i një ure që lidhte fshatrat e këtij qyteti. Dheu i shembur ka bllokuar një pjesë të rrugës në atë zonë.

Qytetarët e asaj zone kanë dërguar foto ku tregohet gjendja e rrugës pas shembjes së murit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat