Policia: Me kërkesën e saj, 18-vjeçarja nuk u kthye në shtëpi

Kosova

Policia: Me kërkesën e saj, 18-vjeçarja nuk u kthye në shtëpi

Më: 4 mars 2018 Në ora: 21:11
D. Avdijaj

Policia e Pejës ka dhënë detaje të reja lidhur me 18-vjeçaren e cila u deklarua e zhdukur të premten por u gjet sot në Prishtinë.

Në një prononcim për KALLXO, zyrtari për informim i Policisë së Pejës, Driton Rugova, tha se 18-vjeçarja tashmë gjendet në Pejë dhe se rreth rastit të saj po zhvillohen hetime.

Sipas Rugovës, D. Avdijaj ka deklaruar se është larguar me vetëdeshirën e saj.

“E njëjta është dërguar për kontroll mjekësore dhe më pas me kërkesën e saj ajo është dërguar në shtëpinë e sigurt”, tha për KALLXO Driton Rugova.

Ai tha se për veprimet hetimore është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe se rasti është nën hetime.

Kallxo.com raportoi sot për zhdukjen e 18-vjeçes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat