Në pritje të seancës për Demarkacionin

Kosova

Në pritje të seancës për Demarkacionin

Më: 6 mars 2018 Në ora: 11:36
Kuvendi i Kosovës

Vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, sipas partive parlamentare, mund të mbahet gjatë kësaj jave, por që nuk është specifikuar ndonjë datë e saktë.

Deputetë nga koalicioni qeverisës dhe ata nga një pjesë e taborit opozitar, shpresojnë se gjatë kësaj jave do të reflektojnë deputetët të cilët po e kundërshtojnë Marrëveshjen, edhe pse të njëjtat vlerësime i kanë bërë edhe para seancave të kaluara, të cilat u mbyllën pa asnjë vendim.

Kuvendi i Kosovës, deri më tash, ka thirrur tri seanca për ratifikimin e Demarkacionit, por për shkak të mungesës së 80 votave të domosdoshme për kalimin e marrëveshjes, ato janë shtyrë vazhdimisht, përkatësisht janë ndërprerë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur optimist se shumë shpjet do arrihet një konsensus i përbashkët me partitë tjera për ratifikimin e Marrëveshjes, pasi sipas tij, Kosova është vonuar në këtë çështje.

Lajmin e plote mund ta lexoni duke klikuar linkun tek Mediat Shqiptare KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat