SKV-ja me aksion simbolik vlerëson komunikatën e MASHT-it me notë të dobët - Bota Sot
SKV-ja me aksion simbolik vlerëson komunikatën e MASHT-it me notë të dobët

Kosova

E enjte, 20 shtator 2018

SKV-ja me aksion simbolik vlerëson komunikatën e MASHT-it me notë të dobët

Më: 7 mars 2018 Në ora: 13:28
Organizata studentore “Studim, Kritikë, Veprim”

Organizata studentore “Studim, Kritikë, Veprim” ka organizuar një aksion sibmolik përmes së cilit shpreh pakënaqësitë me zhvillimet e fundit në arsimin në Kosovë.

Studentën kanë vendosur një poster të komunikatës me plot gabime të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në obkejtin e kësaj ministrie. Kjo komunikatë ishte dërguar mediave ditë më parë, ndërsa studentët e përdorën për aksionin e tyre simbolik.

“Zgjidhja nuk është fshehja e rezultateve, zgjidhja bëhet duke i njohur e duke i përmirësuar ato. Kjo nuk do të ndodhë përderisa në një komunikatë për media kjo Ministri bënë dhjetëra gabime drejtshkrimore në rreth 4 paragrafë tekst. Sot përmes këtij aktiviteti po i korrigjojmë gabimet e kësaj Ministrie, por gabimet e njëpasnjëshme që po ndodhin do ti përgjigjemi me rezistencë” kanë deklaruar nga kjo organizatë.

Aksionin SKV-ja e zhvilloi në Ditën e Mësuesit kur shënohen 131 vjet të hapjes së shkollës së parë shqipe në Korçë.

Image

 

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test