MSH do të ndihmojë shërimin e një 4 vjeçari - Bota Sot
MSH do të ndihmojë shërimin e një 4 vjeçari

Kosova

E hënë, 18 qershor 2018

MSH do të ndihmojë shërimin e një 4 vjeçari

Më: 7 mars 2018 Në ora: 14:47
Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, informon opinionin se të mërkurën, më 6 mars ka pranuar aplikacionin për trajtim mjekësor të pacientit 4 vjeç R. S., sipas raportit mjekësor të konsiliumit mjekësor të klinikës përkatëse të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Rasti është shqyrtuar me urgjencë dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka lëshuar po dje flëtë-zotimin për mbulimin e shpenzimeve të trajtimit në shumë prej 100% të çmimit referent për trajtim mjekësor bazuar në dokumentin e prezantuar nga aplikuesit (familjarët e pacientit),  dhe në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr. 03/2017 për TMJISHP, sipas të cilit, trajtimi mjekësor nuk duhet të kalojë shumën prej 100% të çmimit referent për të cilin është lëshuar fletë-zotimi.

Me lëshimin e fletë-zotimit, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore zotohet për përmbushjen e obligimit financiar ndaj institucionit në momentin e përfundimit të procedurave administrative në bazë të fletë-lëshimit dhe të faturës së shpenzimeve nga institucioni.

Arsyeja e bërjes së këtij njoftimi është se MSh ka vërejtur se në rrjetet sociale, po kërkohen ndihma financiare për këtë pacient, kërkesa e të cilat dje është pranuar, shqyrtuar dhe miratuar brenda ditës nga MSh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test