Kurti viziton edhe në Vushtrrin

Kosova

Kurti viziton edhe në Vushtrrin

Nga: A.M. Më: 7 mars 2018 Në ora: 19:29
Pamje nga videoja

Përveç, Komunës së Mitrovicës, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka vizituar Komunë e Vushtrrisë.

Ai gjatë kësaj vizite është pritur nga kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri, zv. kryetari Besim Muzaqi dhe ekipi i tyre.

Postimi i plotë:

Në kuadër të vizitave nëpër komuna të Kosovës, së bashku me deputetin Xhelal Sveçla vizituam komunën e Vushtrisë ku u pritëm nga kryetari i Vushtrisë z. Xhafer Tahiri, zv. kryetari Besim Muzaqi dhe ekipi i tyre. Me ta biseduam për qeverisjen e përbashkët në këtë komunë, sfidat e problemet si dhe sukseset e koalicionit tonë lokal. Në këtë takim nga kryetari u njoftuam me problemet e trashëguara nga qeverisjet paraprake si dhe nevojat e shumta që qytetarët e komunës së Vushtrisë kanë. Si konkluzë e përbashkët doli gadishmëria për koordinim të afërt për qeverisje sa më efektive në shërbim të qytetarit.

Takimet vazhduan me strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtri, koordinatorin e qendrës Ali Jonuzin, kryesinë e qendrës, drejtorët dhe asambleistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në komunën e Vushtrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat