Forumi për të drejtat pronësore të grave - Bota Sot
Forumi për të drejtat pronësore të grave

Kosova

E diel, 23 shtator 2018

Forumi për të drejtat pronësore të grave

Më: 8 mars 2018 Në ora: 10:04
Ilustrim

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ambasada e Francës organizojnë një forum të nivelit të lartë me temë të drejtat pronësore të grave.

Folës do të jenë Presidenti Hashim Thaçi, Ambasadori i Francës Didier Chabert, Shefi i Misionit të OSBE-së, Ambasadori Jan Braathu, Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, si dhe Kryetarja e Komisionit të Kuvendit për të Drejta të njeriut, barazi gjinore, persona të pagjetur dhe peticione, Duda Balje.

Pjesëmarrësit do të mund ta dëgjojnë rrëfimin e një gruaje nga Kosova e cila, bashkë me motrat e saj, zgjodhi të luftojë për trashëgiminë e tyre në vend se të heqin dorë nga ajo në dobi të kushërinjve burra, dhe e fituan rastin.

Forumi do të trajtojë edhe mënyrat praktike të përmirësimit të të drejtave pronësore të gruas, si dhe rritjen e vetëdijesimit për sfidat me të cilat përballen gratë në ushtrimin e kësaj të drejte.-

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test