Rahoveci formon komision për vlerësimin e dëmeve nga reshjet e shiut

Kosova

Rahoveci formon komision për vlerësimin e dëmeve nga reshjet e shiut

Më: 8 mars 2018 Në ora: 11:23
Ilustrim

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, duke u bazuar nga situatën e krijuar në terren pas reshjeve të shiut, me datë 5 Mars ka nënshkruar vendimin për formimin e komisionit për “Vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore-vërshimet e shiut”.

Në një komunikatë dërguar mediave ftohen qytetarët që të njoftojnë organet lokale lidhur me dëmet nga këto vërshime.

“Njoftohen qytetarët të cilët kanë pasur vërshime dhe deri më tani nuk i kanë njoftuar organet komunale të paraqiten tek zyrat  e komisionit. Ju njoftojmë se zyrat e komisionit, gjenden në objektin e vjetër të Komunës, në katin e dytë tek Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, përkatësisht tek kryetari i komisionit, Nisret Shala”, thuhet në këtë komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat