Tahiri: Koncepti i drejtësisë të orientohet në edukim e jo vetëm në dënim - Bota Sot
Tahiri: Koncepti i drejtësisë të orientohet në edukim e jo vetëm në dënim

Kosova

E hënë, 18 qershor 2018

Tahiri: Koncepti i drejtësisë të orientohet në edukim e jo vetëm në dënim

Më: 8 mars 2018 Në ora: 18:04
Ai me këtë rast ka kërkuar nga gratë që mos të mendojnë për arsyet që i kanë sjell aty, por të mendojnë për të ardhmen që i pret jashtë.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka vizituar sot Qendrën Korrektuese për të mitur dhe femra në Lipjan, për të qëndruar me gratë e burgosura në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Ai me këtë rast ka kërkuar nga gratë që mos të mendojnë për arsyet që i kanë sjell aty, por të mendojnë për të ardhmen që i pret jashtë.

“Duhet të hiqni dorë nga mendimi se nuk mund të ndryshoni jetën tuaj apo që nuk ia vlen të provoni. Ju inkurajoj që kohën që e kaloni këtu të mësoni ndonjë zanat dhe të dilni nga këtu me një vizion më të qartë për jetën tuaj,” ka thënë ministri Tahiri.

Ministri Tahiri ka theksuar se është i vetëdijshëm që mundësitë që iu ofrohen për trajnime janë të vogla, por ka premtuar se do të punohet në krijimin e Njësive Ekonomike, të cilat do të ndihmojnë më shumë në gjendjen e tyre ekonomike.

Sipas ministrit, rendi publik nuk duhet të nënkuptoj vetëm masa të rritura sigurie, andaj drejtësia do të fokusohet në masa parandaluese.

“Synim i imi është që tërë koncepti i drejtësisë në vend, të orientohet në preventivë dhe edukim e jo vetëm në dënim” ka thënë Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test